Adoleshenti palestinez humb jetën pas plagosjes nga forcat izraelite

Adoleshenti palestinez humb jetën pas plagosjes nga forcat izraelite

Adoleshenti palestinez i cili u plagosus të premten në Gaza nga forcat izraelite ka humbur jetën, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdel-Raouf Saleha është adoleshenti 14-vjeçar i cili u plagos të premten gjatë protestave në Jabali në veri të Rripit të Gazës.

Zëdhënësi ministrisë Ashraf al-Qidra njoftoi se Saleh ndërroi jetë sot në mëngjes si pasojë e palgëve të marra pasi forcat izraelite hapën zjarr mbi protestuesit.

Palestinezët që nga fundi i marsit protestojnë në rripin kufitar nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” me kërkesë për t’i dhënë fund bllokadës izraelite mbi Gazën dhe t’u mundësohet palestinezëve kthimi në pronat e tyre nga janë dëbuar.

Forcat izraelite në intervenimet e tyre të deri tani kanë vrarë së paku 250 protestues palestinez, kurse mijëra të tjerë janë plagosur.