Admirali britanik: Problemet e Putinit janë çdo herë e më të mëdha

Admirali britanik: Problemet e Putinit janë çdo herë e më të mëdha

Tony Radakin, admiral i ushtrisë britanike ka thënë për BBC, se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka arritur qëllimet e tij ushtarake në Ukrainë.

Radakin bëri të ditur se konflikti sipas të gjitha gjasave do të zgjasë akoma, pavarësisht sukseseve të ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Gazetarja e BBC-së e pyeti Radakinin që të komentojë ngjarjen në Ukrainë, ku po zhvillohet kundërofensiva nga ushtria ukrainase.

“Në fillim kemi thënë se bëhet fjalë për gabime strategjike të presidentit Putin, por gabimet strategjike sjellin deri te pasojat strategjike. Në këtë rast, ky është dështimi strategjik. Putin nuk po arrin qëllimet e tij strategjike ushtarake. Ka dashur ta përmbys Ukrainën, por nuk ndodhi. Deshi ta merr nën kontroll kryeqytetin, e kemi parë më herët se ka dështuar. E kemi parë se si deshi të dobësojë NATO-n, por NATO-ja është shumë më e fuqishme. I janë bashkuar Finlanda dhe Suedia”, shtoi admirali britanik.

Sipas tij, Putin dëshiron të thyej komunitetin ndërkombëtar. Madje theksoi se presidenti rus është nën presion, pasi problemet e tij janë çdo herë e më të mëdha.

“Gjithmonë ka pasur probleme me përgatitjen, pajisjet dhe mungesën e personelit në terren. Forcat e tij janë të dobëta në terren. Gjithashtu po shohim trimërinë e forcave mbrojtëse të Ukrainës që po luftojnë për vendin e tyre. Në u kemi ofruar tërë mbështetjen ndërkombëtare, e këtë e kanë kuptuar mirë ukrainasit”, tha për fund Radakin.