Administratat separatiste në Ukrainë mbajnë referendum për bashkim me Rusinë

Administratat separatiste në Ukrainë mbajnë referendum për bashkim me Rusinë

Në të ashtuquajturat republikat popullore Donetsk dhe Luhansk nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës si dhe në rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson filluan referendumet e planifikuara për bashkim me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Referendumet për të cilat presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se do t’i mbështesin, do të vazhdojnë deri më 27 shtator.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka reaguar më parë ndaj vendimeve për referendum. “Referendumet e rreme nuk do të ndryshojnë asgjë”, tha ai.

Ministria e Jashtme e Türkiye-s në një deklaratë tha: “Jemi të shqetësuar nga përpjekjet për mbajtjen e referendumeve të njëanshme në disa rajone nën kontrollin rus në Ukrainë”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka deklaruar se referendumet janë “shkelje serioze” e Konventës së Kombeve të Bashkuara.

Si pasojë e referendumeve teksa pritet që Rusia të aneksojë rajonet në fjalë, zyrtarët rusë paralajmëruan se mund të përdorin edhe armë bërthamore strategjike për mbrojtjen e rajoneve të cilat do të pranohen si territor rus pas referendumit.