Administrata e SHBA-së mbështet planin e Türkiye-s për modernizimin e avionëve F-16

Administrata e SHBA-së mbështet planin e Türkiye-s për modernizimin e avionëve F-16

Ndihmëssekretarja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, përgjegjëse për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, Celeste Wallander, tha se administrata e SHBA-së mbështet planin e Türkiye-s për modernizimin e avionëve F-16, transmeton AA.

Bashkë me koordinatorin për komunikimet strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, Wallender bëri dekalarata për një grup gazetarësh.

Wallender vlerësoi kërkesën e Türkiye-s për të blerë dhe për të modernizuar avionët aktualë F-16 dhe deklaroi se “SHBA-ja mbështet plotësisht planet e Türkiye-s për modernizimin e flotës F-16”.

Duke theksuar se siguria e Türkiye-s do të thotë siguria e NATO-s, Wallender tha: “Këto plane aktualisht po përpunohen dhe duhet të punohet mbi to për procesin e marrëveshjes, por SHBA-ja mbështet planet e Türkiye-s për modernizimin e flotës së avionëve të saj luftarakë, sepse kjo kontribuon për sigurinë e NATO-s. Aftësia e fortë mbrojtëse turke kontribuon në një mbrojtje të fortë të NATO-s”.