Adis Jahoviq pensionohet nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut

Adis Jahoviq pensionohet nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut

Sulmuesi Adis Jahoviq nuk mund ti përgjigjet ftesës së seleksionuesit Bllagoja Milevski për ndeshjet e muajit shtator, pasi i njejti është tërhequr nga angazhimet me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. 35 vjeçari përmes një letre të publikuar nga FFM ka njoftuar se është koha të pensionohet nga përfaqësuesja e vendit. Jahoviq aktualisht është duke luajtur në Ligën e Dytë të Turqisë me skuadrën e Bodrumsporit. Ai për Maqedoninë debutoi në vitin 2012, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka regjistruar 19 ndeshje dhe tre gola. /SHENJA/