` . Abdelmadjid Tebboune fiton zgjedhjet presidenciale në Algjeri - TV-SHENJA

Abdelmadjid Tebboune fiton zgjedhjet presidenciale në Algjeri

Abdelmadjid Tebboune ka fituar zgjedhjet presidenciale në Algjeri, bëri të ditur sot Autoriteti Zgjedhor i këtij vendi, transmeton AA.

“Në këtë fitore të thellë, Tebboune siguroi 58,15 për qind të votave”, tha Mohamed Sharfi, kreu i Autoritetit Zgjedhor Algjerian, në një konferencë për media në kryeqytetin algjer.

Tebboune, 74-vjeçar, shërbeu vetëm 81 ditë si kryeministër përpara se të hiqej në gusht të vitit 2017.

Ish-presidenti Abdelaziz Bouteflika, i cili u detyrua të jepte dorëheqje prillin e kaluar pas protestave, shkarkoi Tebboune për përpjekjen e tij për të marrë masa kundër personave të korruptuar besnikë ndaj regjimit.

I lindur më 17 nëntor në provincën lindore Naama, ai studioi në Shkollën Kombëtare të Administrimit dhe diplomoi në ekonomi dhe financa në vitin 1969.

Duke e konsideruar si një nga simbolet e regjimit Bouteflika, Tebboune gjatë fushatës së tij elektorale ka thënë se programi i tij politik do të përmbushë kërkesat e protestuesve.