` . A do të shpallet gjendje krize në Shkup? Ja çfarë thotë Filipçe - TV-SHENJA

A do të shpallet gjendje krize në Shkup? Ja çfarë thotë Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, është pyetur nëse mendohen që në Shkup të shpallet gjendje krize, duke e pasur parasysh faktin se në këtë qytet është numri më i madh i të infektuarve nga koronavirusi.

“Praktikisht gjendja e jashtëzakonshme edhe masat të cilat po ndërmerren mendoj se janë mekanizëm për të arritur  të ndalet lëvizja e virusit. Rritja e orës së kufizimit për qarkullim gjatë vikendit mendoj se do të jep rezultate. Tash ne i analizojmë gjitha qasjet, testimet, kontaktet…Ka shumë informacione, supozime se sa është zgjeruar virusi. Ja studimi më i ri nga Britania e Madhe se sa për qind e popullatës atje është e infektuar. Por në të gjithë studimet vetëm një është e përbashkët, ajo është se kufizimi i lëvizjes jep rezultate, pra të ndalojnë kontaktet sociale”, tha Fipipçe, raporton SHENJA.

Gjendja e jashtëzakonshme, tha ai, me këtë orë policore që po vendosen dhe masat e ndërmarra do të japin rezultate adekuate. /SHENJA/