` . 88 raste të reja, 135 të shëruar dhe pesë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut - TV SHENJA

88 raste të reja, 135 të shëruar dhe pesë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1618 testime, ndërsa janë regjistruar 88 raste të reja.

Instituti për Shëndet Publik njofton se 135 pacientë kanë fituar betejën kundër koronavirusit.

Pesë persona kanë humbur jetën. Një pacientë nga Tetova (53), nga Gostivari (60), Prilepi (57), Struga (60) dhe një pacient nga Manastiri (60). /SHENJA/