8 m i lartë dhe 6 m i gjerë, nis ndërtimi i murit me gjemba në kufirin Poloni-Kaliningrad (VIDEO)

8 m i lartë dhe 6 m i gjerë, nis ndërtimi i murit me gjemba në kufirin Poloni-Kaliningrad (VIDEO)

Qeveria polake njoftoi sot ndërtimin e një gardhi me tela 130 milje përgjatë kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit për të parandaluar kalimet e paligjshme.

Ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak njoftoi vendimin mes shqetësimeve në Varshavë se nga Rusia do të ketë fluks emigrantësh.

“Aeroporti në Kaliningrad tani po pranon fluturime nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Vendosa të ndërmarr veprime për të rritur sigurinë e kufirit polak”, u tha Blaszczak gazetarëve.

“Tashmë sot do të fillojë puna për një pengesë të përkohshme” përgjatë kufirit 130 milje, shtoi ai.

Ai tha se gardhi me tela do të jetë 8 metra i lartë dhe 6 metra i gjerë, dhe gjithashtu do të ketë një sistem monitorimi elektronik dhe kamera.