766 raste të reja, 15 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

766 raste të reja, 15 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3 748 testime ndërsa janë regjistruar 766 raste të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit betejën kundër koronavirusit e kanë humbur 12 persona. Në mënyrë shtesë, tre persona të vdekur janë evidentuar edhe në regjistrin Termini im.
Janë shëruar 486 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 245 398 raste me kovid-19, janë shëruar 220 886, ndërsa jetën e kanë humbur 8 115 persona.
Numri i rasteve aktive është 16 397. /SHENJA/