` . 71 raste të reja në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit - TV SHENJA

71 raste të reja në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin, shtrimet ne Infektiv dhe humbjet e jeteve nga semundja.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.
Ne Infektiv kemi 79 paciente te shtruar, 9 ne gjendje te rene dhe dy te intubuar.

Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise pas testimeve te bera pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve te dyshuara.