7.6 milionë dollarë drogë sekuestrohet në Suedi

7.6 milionë dollarë drogë sekuestrohet në Suedi

Policia suedeze njoftoi sot se ka sekuestruar rreth 500 kilogramë lëndë narkotike në Stokholm, vlera totale e së cilës është rreth 7.6 milionë dollarë.

Sipas raportimeve, tre burra u arrestuan nën dyshimin për krime të rënda të lidhura me drogën gjatë një bastisjeje në Tirez, në jug të kryeqytetit suedez, njoftoi agjencia AP.

Gjithashtu, thuhet se policia ka kontrolluar shtëpinë në një rast tjetër dhe se hetimi ka çuar në një adresë në Tirez ku u gjet një sasi e madhe lënde narkotike në një magazinë të një pallati banimi.

Muajin e kaluar, policia në Stokholm arrestoi 21 persona dhe sekuestroi kokainë dhe kanabis, si dhe shtatë armë./Euronews.al