` . 60% e japonezëve kërkojnë anulimin e Lojërave Olimpike - TV SHENJA

60% e japonezëve kërkojnë anulimin e Lojërave Olimpike

Sipas një sondazhi gati 60% e japonezëve dëshirojnë që Lojërat Olimpike të anulohen, më pak se tre muaj para se të nisin. Japonia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio dhe disa rajone të tjera deri në fund të majit ndërsa përpiqet të mbajë nën kontroll rritjen e rasteve të Covid-19.

Olimpiadat, të cilat u shtynë një vit për shkak të pandemisë, do të fillojnë në 23 korrik. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët kanë theksuar se masat e vendosura do të sigurojnë dhe mbrojnë atletët dhe publikun.

Sondazhi, i kryer midis 7 dhe 9 maj nga konservatori Yomiuri Shimbun, zbuloi se 60% donin që Lojërat të anuloheshin në krahasim me 39% që thanë të kundërtën. Ndërsa 23% thanë që Lojërat Olimpike duhet të zhvilloheshin pa spektatorë. Spektatorët e huaj janë ndaluar por një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen e brendshme pritet të merret në qershor.
Japonia ka regjistruar më shumë se 600,000 raste dhe më shumë se 10,500 viktima – më e larta në Azinë Lindore. Të shtunën, vendi raportoi më shumë se 7,000 raste – shifra më e lartë që nga janari. /abcnews.al