6 FUTBOLLIST TË SHKËNDIJËS TE SHQIPËRIA U19

6 FUTBOLLIST TË SHKËNDIJËS TE SHQIPËRIA U19

Puna dhe serioziteti me grupmoshat e reja te Shkëndija e Tetovës po afirmohet dhe po sjell frutet e saj, ku pas zgjedhjes së klubit më të mirë prej të rinjëve për vitin 2018 nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, një vlerësim apo arritje tjetër ka ardhur edhe nga jashtë vendi, ku Kombëtarja e Shqipërisë U19 ka grumbulluar plotë 6 futbollistë nga skuadra tetovare për në kampin kuqezi. Seleksionuesi i Kombëtares U19 të Shqipërisë, Nevil Dede ka publikuar sot listën me futbollistë që do t’i grumbullojë për një minifazë stërvitore të kombinuar me disa ndeshje miqësore që do të zhvillohen në kompleksin “Tropikal” të Durrësit, ndërsa në sy bie numri i madh i të ftuarve nga skuadra e Shkëndijës. Nga ekipi tetovar janë përfshirë në listë 6 futbollistët si Neshat Murati, Amir Rexhepi, Imran Fetai, Ardhe Mazari, Ron Sinani dhe Genc Gashi. Kujtojmë se nga Maqedonia, seleksionuesi Dede ka marrë futbollistë vetëm nga Shkëndija, ndërkohë që pjesa tjetër e lojtarëve janë përfshirë më shumë nga Shqipëria, vetëm një nga Kosova dhe 7 që luajnë në ekipe të Europës.
/Aziz Sahiti / SHENJA/