` . 51 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit - TV SHENJA

51 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi, jetën e kanë humbur 51 qytetarë. Ky numër është më i larti që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë bërë 4438 testime ndërsa janë regjistruar 1302 raste të reja me KOVID-19.

Instituti për Shëndet Publik njofton se 626 persona e kanë fituar betejën me virusin.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 137 728 raste, janë shëruar 111 765, ndërsa jetën e kanë humbur 4 073 persona.