504 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

504 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.385 testime, ndërsa janë regjistruar 504 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 321 pacientë të shëruar.

Në regjistrin “Termini im” janë konfirmuar dy viktima nga coronavirusi. Një nga Sveti Nikolla (75) dhe një nga Kumanova (72). Viktimat janë regjistruar me datë 16.06.2022 dhe 30.06.2022.