50 raste të reja, asnjë i vdekur nga KOVID-19

50 raste të reja, asnjë i vdekur nga KOVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 523 teste dhe janë regjistruar 50 raste të reja me COVID-19:
• Shkup – 38
• Manastir – 5
• Prilep – 3
• Negotinë – 2
• Ohër dhe Shtip – nga 1
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (50), janë regjistruar 13 riinfeksione.
Janë regjistruar 47 pacientë të shëruar nga:
• Shkup – 37
• Kumanovë – 4
• Manastir dhe Prilep – nga 2
• Tetovë dhe Veles – nga 1
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.179.652 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.850, numri i të shëruarve është 334.007, numri i atyre që humbën jetën është 9.559 dhe numri i rasteve aktive është 284