` . 43 shkelje të orës policore, 117 gjoba për mosmbajtje të maskës - TV SHENJA

43 shkelje të orës policore, 117 gjoba për mosmbajtje të maskës

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë regjistruar 43 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 117 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.