` . 412 raste të reja, 20 të vdekur nga KOVID-19 në RMV - TV SHENJA

412 raste të reja, 20 të vdekur nga KOVID-19 në RMV

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.567 testime ndërsa janë regjistruar 412 raste të reja me koronavirus.
Sipas njoftimit të ministrisë janë shëruar 459 pacientë.
Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur 12 persona. Në mënyrë shtesë nga Termini im janë evidentuar edhe 8 persona që kanë vdekur nga periudha 01.09.2021 deri 08.10.2021.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë evidentuar 195.542 raste me koronavirus, janë shëruar 182.078, ndërsa kanë vdekur 6.875.
Numri i rasteve aktive është 6.589. /SHENJA/