4 autorë, si ndodhi atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë

4 autorë, si ndodhi atentati me 3 viktima në Fushë-Krujë

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Fushë Krujë ku humbën jetën 3 persona, Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët, janë gjetur në brendësi të makinës tre armë zjarri automatike.

Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se Diklen Vata mundi të dilte nga mjeti i plagosur, por është qelluar dhe nga afër me armë.

Ndërkohë targa e mjetit që është përdorur nga autorët del e vjedhur. Forcat e policisë gjetën një pistoletë brenda automjetit tip “Golf” në të cilin udhëtonin 3 personat të cilët mbetën të vrarë.

Policia po kqyr disa kamera sigurie të bizneseve përreth dhe janë ngritur disa postoblloqe për zbulimin dhe kapjen e autorëve. /Euronews