350 deri 650 euro dënim për prindërit qe nuk i vaksinojnë fëmijët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i ka informuar të gjitha çerdhet shtetërore dhe private, se Ministria e Shëndetësisë ka shpallur epidemi të fruthit në Shkup, në bazë të ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse.
Njëkohësisht i ka lajmëruar çerdhet se është në fuqi ligji për ndalesë të pranimit të fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe. Çerdhet janë të obliguara t’i zbatojnë masat sanitare – higjienike dhe kundër epidemisë. Lidhur me të lartpërmendurën Ministria thotë se duhet të respektohen vendimet që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë, pasi sugjerimet dhe rekomandimet janë në drejtim të parandalimit dhe sigurisë më të madhe të fëmijëve. Njëkohësisht i informon prindërit se dënimet për mosvaksinimin e fëmijëve sillen nga 350 deri 650 euro, transmeton SHENJA.