‘300 mijë trupa shtesë’, çfarë është mobilizimi i pjesshëm që po e paralajmëron Putini

‘300 mijë trupa shtesë’, çfarë është mobilizimi i pjesshëm që po e paralajmëron Putini

Presidenti rus Vladimir Putin, në adresimin e tij për popullin rus, ka shpallë “mobilizim të pjesshëm” në Rusi “për ta mbrojtur atdheun, sovranitetin dhe integritetin territorial, sigurinë e popullit”.

Për këtë Reuters ka raportuar disa pika nga deklarata e ministrit rus të Mbrojtjes mbi atë se çka përfshin mobilizimi i pjesshëm, transmeton Gazeta Express.
Raportohet se ai ka thënë se mobilizimi i pjesshëm përbën:

Ai vlen për ata me përvojë të mëparshme ushtarake

Personat që kanë shërbyer si rekrut apo studentë nuk thirren

Njerëzit e thirrur do të marrin trajnim përpara se të vihen në pozicione

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të mërkurën se dekreti i presidentit Vladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm do të thërriste 300,000 personel shtesë për të shërbyer në fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Putin, i cili iu drejtua kombit sot në mëngjes, tha në fillim të fjalimit të tij se Perëndimi “dëshiron të shkatërrojë vendin e tyre” dhe se “bëhet fjalë për mbrojtjen e Rusisë dhe territorit të Donbasit”.

Britania e Madhe tha se kërcënimet e Putinit duhet të merren seriozisht.

“Fjalimi i së mërkurës i presidentit rus ishte një përshkallëzim shqetësues dhe kërcënimet që i bëri ai duhet të merren seriozisht”, tha ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Gillian Keegan.