3.5 milionë të infektuar në Itali, gripi sezonal prek edhe kryeministren e vendit

3.5 milionë të infektuar në Itali, gripi sezonal prek edhe kryeministren e vendit

Gripi sezonal po bën kërdinë në Itali. Sipas Institutit Suprem të Shëndetësisë në Itali, deri më tani në vend janë regjistruar 3.5 milionë raste qytetarësh me grip.

Gjatë javës së fundit, rreth 943 mijë qytetarë kanë shfaqur simptoma të gripit sezonal. Mes të prekurve nga gripi është edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Siç raportojnë mediet vendase, ky është gripi sezonal më ngjitës që Italia ka njohur në 13 vitet e fundit. Rastet në shtatë ditët e fundit ishin gjashtëmbëdhjetë, për një mijë banorë.

Mjekët italianë u bënë apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët kundër gripit sezonal.