26 viktima nga zjarret në Algjeri, 16 vatra aktive

26 viktima nga zjarret në Algjeri, 16 vatra aktive

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve masive që kanë shkatërruar sipërfaqe të tëra pyjore në Algjerinë veriore.

Ministri i brendshëm i vendit, tha se 24 persona humbën jetën në El Tarf, pranë kufirit me Tunizinë, si dhe një nënë e bijë në Setif.

Zjarrfikësit, të mbështetur nga helikopterët, po përpiqeshin të frenonin flakët të mërkurën në mbrëmje, por ende nuk e kanë bënë nën kontroll zjarrin.
Rreth 350 banorë janë evakuuar deri më tani në provinca të ndryshme.

Agjencia e mbrojtjes civile tha se El Tarf ishte zona më e goditur me 16 vatra zjarresh aktive.

Algjeria Veriore preket nga zjarret pyjore çdo vit, me 90 njerëz që mendohet se kanë humbur jetën si pasojë vitin e kaluar dhe më shumë se 100,000 hektarë pyje janë djegur.

Ndërsa në total, deri më tani këtë vit 30 viktima janë shënuar nga zjarret. /Tch