2019 nis pa lloto dhe kazino, mbyllen në të gjithë Shqipërinë

2019 nis pa lloto dhe kazino, mbyllen në të gjithë Shqipërinë

Të gjitha reklamat për lojërat e fatit janë hequr dhe shumica e bizneseve janë kthyer në lokale normale në Shqipëri. Një pjesë tjetër i ka nxjerrë ambientet me qera. Megjithatë, Policia e Shqipërisë ka konstatuar se shumë kompani bastesh do të vijojnë aktivitetin, kryesisht online, e prandaj do të kryhen kontrolle të vazhdueshme.

Projektligji i miratuar në Parlamentin e Shqipërisë parashikonte që bastet sportive dhe kazinot të funksiononin deri më 31 dhjetor 2018. Jo vetëm lloto dhe kazionot, por edhe garat me qenë dhe çdo lloj basti tjetër online nuk do të lejohet në Shqipëri.

Lufta e strukturave shtetërore do të jetë pikërisht me bastet online. Persona të caktuar kanë hapur adresa në Itali apo vende të tjera jashtë Shqipërisë dhe po joshin klientët për të luajtuar lloto online. Mbetet për t’u parë nëse ky fenomen do të luftohet.