2 foshnje dhe 3 fëmijë emigrantë humbën jetën në detin Egje pasi u kthyen prapa nga forcat greke

2 foshnje dhe 3 fëmijë emigrantë humbën jetën në detin Egje pasi u kthyen prapa nga forcat greke

Ministria e Punëve të Brendshme e Türkiyes ka bërë të ditur se gjashtë emigrantë të parregullt, përkatësisht një grua, dy foshnja dhe tre fëmijë, humbën jetën pasi forcat greke i kthyen prapa në ujërat territoriale turke në detin Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria njoftoi se Roja Bregdetare Turke gjeti trupat e pajetë të gjashtë emigrantëve të parregullt dhe shpëtoi 66 emigrantë të tjerë në katër gomone shpëtimi në brigjet e Marmarisit.

Emigrantët e shpëtuar u thanë zyrtarëve të Gardës Bregdetare Turke se ata u kthyen prapa në ujërat territoriale turke nga forcat greke derisa po udhëtonin me katër gomone shpëtimi.

Njësitet e Gardës Bregdetare Turke menjëherë u dërguan në vendngjarje me një helikopter, një avion dhe një anije të rojës bregdetare.

Falë përpjekjeve të tyre të shpëtimit, 66 emigrantë u shpëtuan.

Ankaraja dhe grupet globale të të drejtave të njeriut në mënyrë të përsëritur kanë dënuar praktikën e paligjshme të Greqisë për kthimin prapa të azilkërkuesve në ujërat turke dhe për ndalimin e hyrjes së tyre në Greqi, duke theksuar se kjo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e emigrantëve të cenueshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.

Türkiye ka qenë një pikë kyçe e tranzitit për azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të reja, veçanërisht për ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.