` . 178 raste të reja, 71 të shëruar dhe katër të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut - TV SHENJA

178 raste të reja, 71 të shëruar dhe katër të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1368 testime ndërsa janë regjistruar 178 raste të reja me kovid-19.
Rastet janë regjistruar në: Shkup-42, Kumanovë-19, Tetovë-14, Gostivar-11, Strumicë-13, Koçani-17…
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 71 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit katër persona kanë humbur jetën.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar në vendin tonë nga fillimi i pandemisë është 16,735, numri i pacientëve të shëruar është 13,863, i të vdekurve 693.
Për momentin numri i rasteve aktive është 2179. /SHENJA/