` . 16 të shëruar, 38 raste të reja dhe tre pacientë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut - TV-SHENJA

16 të shëruar, 38 raste të reja dhe tre pacientë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë bërë 560 testime, ndërsa 38 raste janë regjistruar me koronavirus. Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar në Shkup, Kumanovë-4, Shtip-4, Tetovë-3, Manastir-1, Negotinë-2.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve: Shkup-1, Kumanovë-1, Prilep-4, Veles-9, Manastir-1.
Gjatë 24 orëve të fundit për fat të keq tre pacientë kanë humbur betejën me Kovid-19.