` . 15 raste të reja, 6 të shëruar, asnjë i vdekur nga KOVID-19 - TV SHENJA

15 raste të reja, 6 të shëruar, asnjë i vdekur nga KOVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.550 testime ndërsa janë evidentuar 15 raste të reja me koronavirus.
Rastet janë evidentuar në Shkup-10, Kumanovë dhe Dibër nga dy dhe në Tetovë një rast.
Janë regjistruar gjashtë pacientë të shëruar, në Shkup dhe një në Tetovë.
Nuk ka pacientë të vdekur.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë evidentuar 155.965 raste me koronavirus, janë shëruar 150.243 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur 5.488 persona.
Numri i rasteve aktive është 234.