130 ditë luftë Rusi-Ukrainë, Kievi po thotë se Rusët po pësojnë humbje

130 ditë luftë Rusi-Ukrainë, Kievi po thotë se Rusët po pësojnë humbje

Në ditën e 130 të luftës, forcat ukrainase kanë goditur aeroportit të Melitopolit, qytet në Ukrainën juglindore të pushtuar nga ushtria ruse.

Pasojat e sulmit janë të dukshme edhe dhjetëra kilometra larg Melitopolit.

Sipas mediave ukrainase, civilët nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në strehimoret e sulmit ajror, sepse forcat ruse i kanë mbyllur të gjitha dhe shumë banorë po përpiqen të largohen nga qyteti.
Kievi ka pranuar se rusët po pësojnë humbje, por po përparojnë në qytetin e Lisicanskut.

Këshilltari i presidentit Zelensky, Oleksiy Arestovych tha se qyteti mund të bjerë, pasi luftimet u intensifikuan në bastionin e fundit të madh të Ukrainës në provincën strategjike lindore të Luhansk.

“Ky është me të vërtetë një kërcënim. Ne do të shohim. Unë nuk përjashtoj asnjë nga një numër rezultatesh këtu. Gjërat do të bëhen shumë më të qarta brenda një ose dy ditësh. Nëse Lisiçansku merret, strategjikisht bëhet më e vështirë për rusët të vazhdojnë ofensivën e tyre. Linjat e frontit do të jenë më të sheshta dhe do të ketë një sulm frontal dhe jo nga krahët”, tha këshilltari i presidentit Zelensky.

Ndërsa Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij televiziv tha se do të ishte një rrugë shumë e vështirë” drejt fitores, por ukrainasit duhet të ruajnë vendosmërinë e tyre dhe t’i shkaktojnë humbje agresorit në mënyrë që çdo rus të kujtojë se Ukraina nuk mund të thyhet.

Mijëra civilë janë vrarë dhe qytete janë rrafshuar që nga nisja e luftës.

Moska e ka akuzuar Kievin për disa sulme në kufi me Ukrainën. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë, por i ka përshkruar incidentet si shpagim për veprimet e Rusisë./abcnews.al/