` . 115 raste të reja, 40 të shëruar dhe shtatë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut - TV SHENJA

115 raste të reja, 40 të shëruar dhe shtatë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1032 testime ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me koronavirus. Në Shkup janë evidentuar 53 raste, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-3, Prilep-6, Tetovë-8, Strugë-13, Veles-1, Ohër-8, Gostivar-5, Probishtip-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-4 dhe Resnjë-2.
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 40 persona të shëruar: Shkup-26, Veles-2, Gostivar-3, Kërçovë-3, Resnjë-6.
Shtatë persona kanë humbur jetë, pesë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një nga Kumanova.