108 raste të reja, asnjë i vdekur nga KOVID-19

108 raste të reja, asnjë i vdekur nga KOVID-19

Maqedonia e Veriut në tri ditët e fundit ka regjistruar 108 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 77 pacientë që fituan betejën kundër virusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 311.592, prej të cilëve 301.728 janë shëruar.

Në raportin e Ministrisë nuk janë regjistruar viktima të reja nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi mbetet 9.300.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.049.946 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.411 teste të kryera brenda tri ditëve të fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 564.