100 milionë euro per Valverden, klubi i Premier League ofertë në limit për mesfushorin

100 milionë euro per Valverden, klubi i Premier League ofertë në limit për mesfushorin

Federico Valverde vazhdon të shkëlqejë me Realin e Madridit. 24-vjeçari ka nisur sezonin e tij të pestë me Kampionët e Europës dhe në sfidën e fundit me Mallorca shënoi një super gol, me një aksion personal prej më shumë se 50 metra.

Ndërkohë që mediat kanë raportuar një prapaskenë interesante, pasi në dy ditët e fundit të merkatos Liverpool ka dërguar një ofertë prej 100 milionë euro për të tansferuar uruguajanin në Anfield Road. Megjithatë, Real Madrid as që e ka marrë në konsideratë një ofertë të tillë, pavarësisht faktit se Valverde mund të bëhej shitja e dytë më e shtrenjë në histori te “madrilenët”

Për trajnerin Carlo Ancelotti, Valverde është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm dhe vetë italiani deklaroi se së shpejti do të bëhet lideri i ri i Real Madrid. Kontrata e Valverdes me Real Madrid përfundon në vitin 2027, ndërsa kampionët e Spanjës me rinovimin e kontratës i vendosën një klauzët të çmendur prej 1 miliard euro.

Në sezonin 2021-2022 në La Liga, uruguajani nuk shënoi asnjë gol, edhe pse luajti 31 ndeshje. Ndërsa sezoni i ri ka nisur mjaft mirë për Valverden, pasi në pesë sfidat e para ka shënuar dy gola. Gjithashtu Valverde është pjesë e kombëtares së Uruguajit dhe në nëntor mund të luaj Botërorin e parë në histori.