​Kompania amerikane heq logon që e kopjoi nga FSK-ja

​Kompania amerikane heq logon që e kopjoi nga FSK-ja

American Premier Security, kompania private e sigurimit në Amerikë ka larguar nga faqja logon, dizajnin e së cilës e kishte kopjuar nga emblema e FSK-së.

Lajmi është bërë publik nga Albian Gagica, pronar i kompanisë “INIT”, kompani e cila krijoi dizajnin e emblemës së FSK-së.

“Kompania ne fjalë e heki logon prej websajtit te tyre. Tash a po na besoni? Kosovë mos ki frike se ki djem ne Amerikë”, ka shkruar Gagica në rrjetin social Facebook, përcjell KosovaPress.