` . Zyrtare/ Vrenezi kryetar i ri i Federatës së Mundjes – TV-SHENJA

Zyrtare/ Vrenezi kryetar i ri i Federatës së Mundjes

Betim Vrenezi është emëruar kryetari i ri i Federatës së Mundjes në Maqedoni. Në kuvendin zgjedhor të mbajtur sot në Shkup, Vrenezi fitoi besimin e plotë nga 26 delegatët e pranishëm në sallë.

Iniciativa për ndryshimin e kryetarit të kësaj federatë erdhi pas pakënaqësive të fundit nga puna e drejtuesve të deritanishëm dhe kryesisht të kryetarit Vanço Çifliganec, ndërsa Vrenezi ishte kandidati i vetëm për të marrë këtë post.

Vrenezi njëkohësisht është edhe kryetar i klubit ‘Liria’, ndersa deri më tani ka gëzuar postin e nënkryetarit në këtë federatë. Kryetari i ri FMM-së, Vrenezi, pas emërimit premtoi se do të ndryshojë në të mirë sportin e mundjes dhe të sjellë më të mirën, ku si objektiv kryesor ka Avansim i federatës dhe krijim i kushteve bashkëkohore për masovizim të mundjes dhe arritje të rezultateve kulmore. /SHENJA/