` . Zyrtare: Sarri trajner i ri i Juventusit - TV-SHENJA

Zyrtare: Sarri trajner i ri i Juventusit

Maurisio Sarri është trajner i ri i skuadrës së Juventusit. Këta të fundit përmes faqes zyrtare të klubit kanë zyrtarizuar sot teknikun që përflitej një kohë të gjatë për stolin e “bardhezinjëve”. Palët kanë firmosur kontratë tre vjeçare, me Sarrin që do të vijojë bardhezi deri më 30 qershor të vitit 2022. Sarri vjen nga Çelsi, duke zëvendësuar te Juventusi Antonio Konten, ndërsa me Juventusin do të ketë për objektiv fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve.