` . Zyrtare: Raikonen rinovon edhe një vit me Ferrarin - TV-SHENJA

Zyrtare: Raikonen rinovon edhe një vit me Ferrarin

Skuadra e Ferrarit ka rinovuar edhe një vit kontratën me pilotin finlandez Kimi Raikonen, duke i besuar timonin e makinës edhe për vitin 2018-të një prej pilotëve me më shumë përvojë në Formula 1. Lajmin është bërë i ditur nga vet skuadra italiane nëpërmjet komunikate për media. ”Në sezonin e ardhshëm sportiv, piloti finlandez do të jetë sërish nën kontratë me skuadrën e Ferrarit”  thuhej në komunikatën e Ferrarit. 37 vjeçari është piloti i fundit që ka fituar një titull kampion me Ferrarin, ndërkaq deri më tani finlandezi ka zhvilluar 263 gara në Formula 1, teksa ka rritur 20 fitore dhe 17 ”pol posizhën”, ndërkohë që në Botërorin e këtij viti renditet i 5-ti me 116 pikë të grumbulluara. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme