` . Zyrtare: Mario Gotze e mbyll me Dortmundin - TV-SHENJA

Zyrtare: Mario Gotze e mbyll me Dortmundin

Mario Gotze nuk do të jetë pjesë e Borussia Dortmundit sezonin e ardhshëm. Autori i golit të fitores së Gjermanisë në Botërorin e vitit 2014 dhe klubi verdhezi kanë vendosur të ndajnë rrugët në përfundim të sezonit.

Komunikimi zyrtar u bë para se të niste transferta me Wolfsburgubn nga drejtori sportiv i verdhezinjve, Marc Zorc, në “Sky Germania”: “Raporti ynë me Marion do të mbyllet këtë verë. E kemi marrë bashkërisht këtë vendim pas një bisede të qetë. Mario është një djalë i shkëlqyer.”

Për Gotzen ka interes të madh nga disa klube me emër të Serisë A si Milan, Lazio dhe Roma. Nuk përjashtohet mundësia që 27-vjeçari të joshet nga ofertat kineze.