` . Zyrtare: Kliçko i jep fund karrierës - TV-SHENJA

Zyrtare: Kliçko i jep fund karrierës

Vlladimir Kliçko ka vendosur të tërhiqet nga boksi, duke hequr dorë nga një ndeshje revanshi me Entony Xhoshuan. Ukrainasi u mposht nga Xhoshua në sfidën e zhvilluar në prill, teksa britaniku kishte dhënë dritën jeshile për një tjetër përballje epike në Las Vegas, më 11 Nëntor. Megjithatë, Kliçko sot ka bërë të ditur se ka vendosur të varë dorezët në gozhdë pas një karriere të bujshme 21 vjeçare. Kliçko ishte boksieri më i mirë i planetit në vitet 2000 duke regjistruar 64 fitore dhe duke pësuar 5 disfata, ndërsa ka mbajtur tituj si: IBF, VBA, VBO dhe IBO. Fillimisht ukrainasi u bë i njohur në vitin 1996, kur si amator fitoi medaljen e artë, në Lojërat Olimpike të po këtij viti, ndërsa 2 vite më vonë ai u bë profesionist dhe arriti fitore e parë me ”Nokaut” ndaj Markus MekIntajr duke nisur një aventurë që më vonë do ta bënte ndër më të mëdhenjtë e këtij sporti. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme