` . ZYRTARE: FC SHKUPI PREZANTON RISTOVSKIN - TV-SHENJA

ZYRTARE: FC SHKUPI PREZANTON RISTOVSKIN

FC Shkupi hynë në një fazë aktive të ngritjes së nivelit në skuadër, ndërsa pas angazhimit të ndihmës trajnerit Hursejin Hursoj dhe portierit Enes Azizi, gjatë ditës së sotme ekipi nga Çairi ka prezantuar edhe mbrojtësin Filip Ristovskin. Ristovski vjen nga ekipi i Sileksit, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Metalurgut. 24 vjeçari gjithashtu ka luajtur jashta vendit për skuadra si Borac dhe Javor Matis. Ndryshe Ristovski ishte pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, ndërsa në sezonin e kaluar kishte 13 paraqitje me Sileksin.