` . Zyrtare: Enis Bardhi me Levanten deri më 2020-tën, prezantimi bëhet nesër - TV SHENJA

Zyrtare: Enis Bardhi me Levanten deri më 2020-tën, prezantimi bëhet nesër

Mesfushori shkupjan Enis Bardhi edhe zyrtarisht është futbollist i ri Levantes. Bardhi ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me spanjollët me opsion që e njëjta të vazhdohet edhe për dy vite tjera nëse palët mbesin të kënaqura nga bashkëpunimi. Prezantimi i lojtarit do të bëhet nesër në orën 17:00, me këtë të fundit i cili mëngjesin e sotëm i kaloi me sukses kontrollet mjekësore. Në këtë mënyrë pas disa sezoneve të sukseshme me Ujpeshtin në Hungari dhe paraqitjeve pozitive me përfaqësuesen A të Maqedonisë dhe shpresave të vendit në Evropianin e Polonisë kanë qenë decisive për kalimin e shkupjanit në Primera Division Spanjoll. Kujtojmë që Bardhi me Ujpeshtin brenda 3 viteve në 94 ndeshje të zhvilluara ka realizuar 22 gola.

Postime të Ngjajshme