` . ZYRTARE: Ejupi merr ftesë nga Maqedonia - TV-SHENJA

ZYRTARE: Ejupi merr ftesë nga Maqedonia

Paraqitjet e mira me Osijekun në elitën e futbollit kroat, kanë sjellë ftesë për Muzafer Ejupin nga ana e seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Bjellorusinë në fund të këtij muaji.

Edhe pse trajneri i Maqedonisë listën e tij do ta bëjë publike në fillim të javës së ardhëshme, nga Kroacia vjen konfirmimi se në të njëjtën do të gjendet Muzafer Ejupi.

Lideri i listës së golashënuesve në elitën e futbollit kroat me 11-të realzimi ka marrë ftesë nga Angellovski, ndërsa lajmin e konfirmon vetë klubi i Osijekut në faqen e tyre zyrtare në internet. Kjo do të jetë hera e parë që Ejupi do të jetë në kombinim për një ndeshje zyrtare, pasi për Maqedoninë ka regjistuar vetëm një paraqitje në testin me Poloninë, ndërsa më herët ka qenë pjesë e përfaqësueseve të shpresave të Maqedonisë.

Kujtojmë se më 24 mars Maqedonia do të përballet si mysafire me Lihtenshtejnin në takimin e vlefshëm për kualfikimet për Kampionatin Botëror, ndërsa më 28 mars në Shkup luhet takimit kontrollues me Bjellorusinë.

ejupi

Postime të Ngjajshme