` . Zyrtare: Amir Rrahmani në Serie A - TV-SHENJA

Zyrtare: Amir Rrahmani në Serie A

Amir Rrahmani është zyrtarisht futbollist i Hellas Verona, që nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Serie A. Qendërmbrojtësi i Kosovës ka firmosur kontratë 4-vjeçare, ndërsa paga e tij mendohet të jetë 500-600 mijë euro. Për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit, Verona pagoi 2.1 milionë euro tek Dinamo Zagreb. Paraditen e sotme Rrahmani kreu vizitat mjekësore tek klubi italian dhe në drekë është bërë zyrtarizimi i marrëveshjes, që u realizua falë menaxherit të tij, Ardian Aliaj, ish-lojtar i kombëtares së Shqipërisë.