` . Zyra e BE-së sqaron deklaratën e Apostolovas për Asociacionin e komunave serbe - TV SHENJA

Zyra e BE-së sqaron deklaratën e Apostolovas për Asociacionin e komunave serbe

Zyra e BE-së në Kosovë, përmes një deklarate dërguar mediave, ka sqaruar deklaratën e shefes Natalia Apostolova në lidhje me asociacionin e komunave serbe.

Më poshtë e keni deklaratën e plotë:

Në diskutimin e zhvilluar në tryezën e rrumbullakët me temën “Katër vite pas Marrëveshjes së Prillit: Sa efektiv është dialogu politik mes Kosovës e Serbisë?”, e organizuar sot nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Nataliya Apostollova, Shefe e Zyrës së BE-së /Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, kurrsesi nuk ka thënë se marrëveshja për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe duhet të rishikohet. Ne vetëm mund të supozojmë se ky keqinterpretim ka ndodhur si pasojë e përkthimit të dobët gjatë ngjarjes.

Mes të tjerash, Ambasadorja Apostollova e ka deklaruar këtë:

“Ne besojmë se është në interesin kombëtar të Kosovës që së pari të zgjidhen çështjet e hapura me Serbinë përmes normalizimit të marrëdhënieve të cilat ne i përkufizojmë si përmirësime të dukshme dhe të qëndrueshme të marrëdhënieve me qëllim të përmirësimit të jetesës së njerëzve. Së dyti, të përmirësohen marrëdhëniet në Kosovë në mes të serbëve dhe shqiptarëve në mënyrë reciprokisht të pranueshme. Dhe së treti, të ndihmojë Kosovën në arritjen e progresit në rrugën e vet evropiane.

Postime të Ngjajshme