` . Zuckerberg i “bindet” Macron-it: Gati për ndërhyrje në rrjetet sociale - TV-SHENJA

Zuckerberg i “bindet” Macron-it: Gati për ndërhyrje në rrjetet sociale

Drejtori ekzekutiv dhe pronari i Facebook-ut, Mark Zuckerberg tha pas një takimi e bisede me presidentin francez Emmanuel Macron se ai ishte “i inkurajuar dhe optimist” për legjislacionin që autoritetet franceze po shqyrtojnë për rrjetet sociale.

“Unë shpresoj se kjo mund të jetë një model për Bashkimin Evropian”, tha Zuckerberg gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët në Paris.

Pak para takimit, Sekretariati Shtetëror për Zhvillimin Dixhital lëshoi ​​një raport mbi “përgjegjësitë e rrjeteve sociale” të hartuara nga zyrtarët francezë të cilëve Facebook u ka hapur dyert e saj në muajt e fundit.

Ata propozojnë krijimin e një organi të pavarur administrativ në secilin vend evropian, i cili do të jetë përgjegjës për të monitoruar se si rrjetet sociale respektojnë parimin e “transparencës” në përcaktimin e prioriteteve dhe përmbajtjen e moduluar nga përdoruesit.

Në një artikull të botuar nga disa gazeta në botë më 30 mars, Mark Zuckerberg u kërkoi qeverive të marrin një “rol më aktiv” në disiplinimin e rrjeteve. /tesheshi.com/