` . Zoran Zaev: Me LSDM-në, Maqedonia do të fitojë - TV-SHENJA

Zoran Zaev: Me LSDM-në, Maqedonia do të fitojë

Në kuadër të fushatës parazgjedhore, LSDM-ja mbajti tubim në qytetin Sveti Nikole, ku lideri i kësaj partie dhe njëherësh bartës liste në Njësinë e 4 zgjedhore, kërkoi që qytetarët të dalin masovisht në votime, me theks të veçantë u bëri thirrje 33% të qytetarëve të cilët janë shprehur si të papërcaktuar, të njejtit të dalin dhe të votojnë koalicionin e kryesuar nga LSDM, me qëllim që, siç tha Zaev, Maqedonia të bëhet me qeveri stabile dhe reformuese. Ai gjithashtu i porositi bujqit se subvencionet i kanë të garantuara me ligj, ndërsa përmendi edhe fenomenin e shpërnguljes së të rinjëve për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.

“Jo që vetëm nuk duhet të frikohemi, por duhet të mbajmë kokën lartë, të kënaqemi në këtë fushatë. Unë kënaqem në këtë fushatë. Tani kur gjithçka është e qartë, a do flasim me gjysëm goje? Këto 33% të cilët nuk janë përcaktuar se si do të votojnë, thonë se Maqedonia po fundoset, sigurisht se edhe këta janë për ndryshime, ejani të përcaktohemi, kush do ta shpëtojë Maqedoninë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme