` . Zjarret përpinë Australinë, përkeqësohet situata në shumë zona - TV-SHENJA

Zjarret përpinë Australinë, përkeqësohet situata në shumë zona

Autoritetet Australiane kanë ngritur alarmin se një numër “i paparë” zjarresh të po kërcënojnë seriozisht shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

Më shumë se 90 vatra zjarri janë aktivizuar në të gjithë shtetin e Uellsit të Ri Jugor vetëm gjatë kësaj të premte.

Zjarret kanë prekur më së shumti zonat e prekura nga thatësira, ndërsa po përkeqësohen akoma më shumë nga erërat e ndezura dhe temperaturat e larta të cilat arrijnë deri në 35C.

“Ne jemi në territor të paeksploruar”, tha Komisioneri i Shërbimit të Zjarrit Rural Shane Fitzsimmons, duke shtuar se 15 vatrat e zjarrit ishin në nivelin më të lartë të kërcënimit.

“Ne kurrë nuk kemi parë këto zjarre në të njëjtën kohë në nivelin e paralajmërimit të urgjencës.”

Emergjencat u shpallën gjithashtu edhe në Queensland dhe Australinë Perëndimore. Zona ku po ashtu zjarret kanë dal jashtë kontrollit.

Javën e kaluar në Australi u dogjën rreth 2,000 hektarë shkurre si dhe u raportuan për qidnra kafshë, mes të cilave edhe koala që ishin zhdukjur nga flakët.