` . Zjarr në banesë në Shkup, zjarrfikësit kanë vështirësi ta arrijnë zjarrin (Video) - TV-SHENJA

Zjarr në banesë në Shkup, zjarrfikësit kanë vështirësi ta arrijnë zjarrin (Video)

Ekipe të njësitit të zjarrfikësve me dy zjarrfikës kanë tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë në Kisella Vodë. Megjithatë, si duket për shkak problemeve me zorrën, uji nuk arrin deri tek ndërtesa ku ka shpërthyer zjarri. Pas kësaj erdhën edhe katër makina shtesë në zjarrfikësve të cilët ndihmuan që të shuhet zjarri. I dukshëm ishte edhe revolta e banorëve në momentin që zjarrfikësit nuk po arrinin ta shuajnë zjarrin. /SHENJA/