` . "Zidane u largua sepse nuk pranoi shitjen e Ronaldos" - TV-SHENJA

“Zidane u largua sepse nuk pranoi shitjen e Ronaldos”

Ish-presidenti i Real Madrid, Vicente Calderon ka thënë se ai e di arsyen e vërtetë pse Zinedine Zidane u largua nga ‘Santiago Bernabeu’. Në më pak se tre vite, trajneri francez fitoi 9 tituj, veçuar tri Liga të Kampionëve.Por më 31 maj të vitit 2018, befasisht Zidane vendosi ta lërë Realin. Ndërkohë, Calderon ka zbuluar problemin e brendshëm të ‘Galaktikëve’.

”Zidane insistonte që Cristiano Ronaldo të qëndroj. Ai dëshironte që Ronaldo të vazhdonte me Realin”. ”Në përplasjen me Perez, ky i fundit vendosi që ta shiste Cristiano dhe vendosi ta mbante Bale. Kjo ishte arsyeja pse Zidane përgatiti valixhet”, konfirmoi Calderon.