` . Zidane: Pep më i mirë në botë, s’e di nëse Hazard… - TV-SHENJA

Zidane: Pep më i mirë në botë, s’e di nëse Hazard…

Zinedine Zidane nuk ka asnjë dyshim, për të trajneri më i mirë në botë është Pep Guardiola, kundërshtar me të cilin do të përballet në 1/8-at e Championsit.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë, e ka treguar gjithmonë. Por ndeshen Real Madridit dhe Manchester City, jo Zidane dhe Guardiola. Mund ta etiketoni si të doni këtë përballje: një klasike ose një derbi… për mua është vetë, një ndeshje e madhe.”

Zidane nuk ka asnjë dyshim rreth vlerave të kolegut të tij të “Citizens”.

“E kemi parë çfarë aftësish ka te Barcelona, Bayerni dhe tani te Manchester City. Disa mendojnë se ka trajnerë të tjerë më të mirë, por për mua ai është më i miri.”

Zidane foli edhe për dëmtimin e Eden Hazardit, që i ka prishur shumë punë në këtë sezon për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

“Më vjen shumë keq për Edenin. Pres që kur të kthehet të jetë 100% i riaftësuar. E kam parë në sytë e tij që nuk është aspak i lumtur për atë që la ndodhur, por pres që të mendojë pozitivisht. Operacioni? Nuk e di se çfarë do të ndodhë, as nëse e ka mbyllur sezonin.”